Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sara me një pyetje pikante ndaj Vullnetit: Sa jashtë vetes mund të dilje për të fituar?

NULL NULL
08.01.2025 15:49

Sara e ka pyetur Vullnetin se sa mund të dilte jashtë vetës për fitoren e madhe.

“Sa larg mund të shkoje ti që ta marrësh fitoren?”, e pyeti Sara, transmeton klankosova.tv.

“Nuk e di, a është esenca me dalë jashtë vetes për me fitu a? Unë nuk e mendoj kështu, unë këtu kam luftuar të jem vetja jo të dalë nga vetja!”, tha ai.

Sara tutje u shpreh se nuk i duket normale që të bëhet gjithçka për lojë, madje të dalësh edhe nga vetja.

“Është fakt se kemi stimulime të ndryshme, ngarkime emocionale, presione situata që ne jashtë nuk do i kalonim kurrë por kur normalizohet jo se ‘duhet me bë duhet me bë se e bëj për shkak të lojës, se unë nuk jam kështu por është lojë’, kjo mua nuk më duket në rregull”, tha Sara.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

 

lajme të ngjashme