Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sapuni i lëngshëm më i rekomandueshëm

NULL NULL
02.06.2016 13:45

Është më mirë që të përdorni sapun të ngurtë apo të lëngshëm?

Shpesh herë mund t’ju ketë kaluar kjo pikëpyetje në mendje, por një studim i revistës “Discover Magazine”, tregon se sapuni i ngurtë ka disa disavantazhe në përdorim.

Kështu është zbuluar se sa më shumë përdoret sapuni i ngurtë, aq më shumë do rriten mundësitë e sulmit nga mikrobet. Kjo ndodh për shkak të funksionit që ka sapuni, shkruan noa. Kur fusim duart për t’i larë në ujë bashkë me sapunin, ai thith të gjitha mikrobet e duarve tona.

Uji që mbetet në sipërfaqen e sapunit, nuk mund t’i largojë të gjitha mikrobe dhe baktere mbesin në sapun.

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Britani, rekomandon përdorimin e sapunit të lëngshëm, pasi në këtë mënyrë nuk do të krijohet kontakt i drejtpërdrejtë i duarve me ujin dhe sapunin.

Ndërsa për teorinë nëse duhet t’i miksojmë të dy llojet e sapunëve bashkë, kjo qendër arsyeton se: ”Nuk mendojmë se ka ndonjë arsye për t’i përdorur të dyja në të njëjtën kohë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.