Sandisk me USB më të vogël në botë NULL NULL 03.06.2015 14:49 03.06.2015 14:49 Në kohën kur secila pajisje që ruan të dhëna po zvogëlohet në madhësi, SanDisk ka prodhuar USB-në më të vogël në botë. SanDisk ka prezantuar një USB të ri me kapacitet 128GB. Ky në fakt është USB 3.0 flash drive më i vogël i krijuar deri tani, me gjatësi sa një e treta e inçit (apo 25.4 mm), është vetëm 16 mm i gjerë dhe 9 mm i lartë. USBA-ja është madje më e vogël se monedha. SanDisk e ka dizajnuar këtë flash drive për të entuziazmuarit pas mediave, të cilët duan të zgjerojnë hapësirën tek tableti, kompjuteri, televizori, sistemi audio në makinë, konsola për lojëra etj. Ky flash drive mbështet Aksesin e Sigurisë së SanDisk, i cili lejon përdoruesit të krijojnë dosje të koduara, duke u vendosur fjalëkalime skedarëve që ata duan të mos t’i shohin të tjerët. Për më shumë, klientët do të përfitojnë gjithashtu një vit abonim falas tek softueri RescurePro, i cili mund t’i ndihmojë të regjistrojnë skedarët e humbur ose ata të fshira pa dashje. Çmimi i saj është 120 dollarë.