Samsungu sjell kitarën e “mençur” NULL NULL 14.01.2022 12:56 14.01.2022 12:56 Gjiganti teknologjik Samsung e ka zbuluar një kitarë të re elektrike të quajtur ZamString – e dizajnuar që t’ua mësojë fillestarëve më lehtë artin e rënies së kitarës. Qafa e kësaj kitare ka drita LED të cilat ndizen sipas nevojës në kuadër të ushtrimeve që fillestarët i bëjnë. ZamString kombinohet me një aplikacion të quajtur ZamStar, e që u lansua javën e kaluar si pjesë projekteve të C-Lab. Sipas raportimeve nga New Atlas, telefoni i mençur në të cilin përdoret ky aplikacion lidhet me kitarën e mençur pa tel (wireless) dhe shfaq tablonë në ekran gjatë sesioneve të mësimit, duke u ndritur në vendet ku gishtat duhet të shkojnë në mënyrë që ta krijojnë melodinë e synuar.