Sampdoria arrin fitoren e parë sivjet në Serie A, u zhvilluan edhe ndeshje tjera NULL NULL nga Emanuell Syla 24.10.2022 23:16 nga Emanuell Syla 24.10.2022 23:16 Serie A 2022/23 | Cremonese-Sampdoria Gol Sampdoria (0-1): esultanza Bruno Agustin Amione-Tommaso Augello-Omar Colley-Bartosz Bereszynski Ishin skuadrat e vetme sivjet në Serie A që nuk kanë arritur asnjë fitore në dhjetë ndeshje. Megjithatë, ecurinë e keqe e prishi Sampdoria, me shënim të Colley pak para fundit. Sidoqoftë, mundësi të artë lëshoi Cremonese, sepse vetëm pas shtatë minutave lojë, Dessers humbi penalltinë. Të dyja këto skuadra vazhdojnë të jenë në zonën e rënies në kampionatin italian. Sfida tjetër e të hënës në Serie A u zhvillua mes Sassuolo e Verona. Ceccherini shënoi në start për mysafirët, e më pas Lauriente e Frattesi i dhanë fitoren 2 me 1 ekipit vendës. Zouma e Benrahma ndihmuan West Hemin të fitojnë ndaj Bournemouth në Premier Ligë. Ata ishin shënuesit, duke i mundësuar pikët e plota ekipit vendës, ku tash West Ham është në vendin e dhjetë, kurse Bournemouth në të 14-in. Në La Ligën spanjolle, Celta Vigo e Getafe ndanë pikët. Unal shënoi për mysafirët, kurse në fund Aidoo barazoi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025