Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samit emergjent për azilin, në fokus nga Shqipëria dhe Kosova

NULL NULL
09.08.2015 17:13

Qeveria gjermane ka vendosur të mbajë një samit për azilin më 9 shtator.

Agjenda e samitit do të përfshijë zgjerimin e listës së vendeve të sigurta të origjinës – heqjen e së drejtës që qytetarët e atij vendi të kërkojnë azil, duke synuar përfshirjen e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, samiti pritej të zhvillohej në tetor ose nëntor, por për shkak të situatës emergjente, ai do të mbahet më herët. Në diskutim do jetë edhe mundësia që të shtohet stafi i atyre që përpunojnë kërkesat për azil, duke mundësuar deportim më të shpejtë, transmeton shekulli.com.al.

Ky samit mund të hasë në rezistencën e Partisë së Gjelbër, të cilët parapëlqejnë ta përshpejtojnë fushatën e informimit në vendet e origjinës, për të përcjellë mesazhin se shanset për përfitimin e azilit janë të pakta.

Mirëpo, një masë e tillë ka pasur efekt për shtete si Maqedonia apo Serbia, të cilat, pasi u shpallën si vende të sigurta të origjinës, nuk ka pasur fluks të qytetarëve që kërkojnë azil.

Ligjvënësit konservatorë gjermanë bënë thirrje të dielën për ashpërsim të masave për të mbajtur larg qytetarët e Ballkanit nga aplikimi për azil në Gjermani, ndërsa ekonomia më e madhe e Europës po përballet me një numër rekord refugjatësh. Shumica e tyre po i arratisen luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, por nga 180 mijë refugjatët që kanë mbërritur në Gjermani gjysmën e parë të këtij viti, 70 mijë janë nga Ballkani. Shumë vetë synojnë Gjermaninë në kërkim të një pune më të mirë dhe standardeve të jetesës, por shanset që ata të përfitojnë azil janë të pakta.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.