Sami Lushtaku shkruan për vdekjen e ushtarit Driton Hajrizaj: La pas vepra të paharrueshme NULL NULL 13.06.2025 09:53 13.06.2025 09:53 Foto nga Sami Lushtaku Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushatku ka shkruar për vdekjen e ushtarit të FSK-së, njëherësh ish-ushtarit të UÇK-së, Driton Hajrizi. Lushtaku tha se rrugëtimi jetësor i Hajrizit dhe kontributi i tij në të gjitha etapat e forcave mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë, transmeton Klankosova.tv. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të bashkëluftëtarit tonë, Driton Hajrizi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i TMK-së dhe FSK-së deri në pensionimin e tij, një atdhetar i palëkundur, aktivist shembullor dhe burrë i respektuar në mesin e shoqërisë”. “Rruga e tij jetësore dhe kontributi në të gjitha etapat e forcave tona mbrojtëse flasin për një jetë në shërbim të kombit e të shoqërisë, duke lënë pas vepra e virtyte të paharrueshme për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajrizi, bashkëluftëtarëve, miqve e dashamirëve! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.