Sami Lushtaku reagon për tragjedinë e katër punëtorëve kosovarë në Vjenë NULL NULL 17.03.2026 21:52 17.03.2026 21:52 Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë. Në postimin e tij në Facebook, Lushtaku theksoi se kjo humbje e rëndë prek të gjithë komunitetin dhe lë një boshllëk të madh tek familja dhe të afërmit e të ndjerit. Ai gjithashtu iu ka shprehur ngushëllime për familjet e tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin incident, shkruan Klankosova.tv “Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, shkroi kryetari Lushtaku. Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri