”Salina Turda” – banja më e famshme në botë NULL NULL 18.05.2015 10:00 18.05.2015 10:00 Dikur ishte një minierë kripe, sot është një prej banjave më të famshme në botë që vizitohet nga miliona turistë të cilët i nënshtrohen seancave fizioterapeutike të frymëmarrjes. Bëhet fjalë për banjën Salina Turda, që gjendet në Kluzh të Rumanisë, që nga shumëkush përshkruhet si vendi më i bukur nëntokësor në botë. Kjo minierë kripe është përdorur që nga lashtësia, ndërsa prej vitit 1992, për shkak të ajrit shumë të pastër, ajo u shndërrua në një qendër shëndetësore banjë. Brenda kësaj miniere gjendet edhe këndi i lodrave për fëmijë, muzeu, amfiteatri për konferenca dhe koncerte, dhe objektet tjera rekreative, që ofrojnë aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese. Jashtë minierës gjendet një pishinë e mbushur me minerale të dobishme, dhe një natyrë magjepsëse.