Salihu: Të shkarkohet delegacioni i KOK NULL NULL 23.06.2015 18:15 23.06.2015 18:15 Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu, ka kërkuar shkarkimin e delegacionit të Komitetit Olimpik të Kosovës pas rezultateve të dobëta në 'Baku 2015'. Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë në Lojëra Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, duke komentuar meçin e kosovarit Xhoxhaj, tha se ai boksoi mirë dhe doli si burrat, shkruan Botasot. “Xhoxhaj humbi pa meritë. Boksieri ynë nuk e ka pasur delegacionin si duhet, sepse delegacioni ukrainas ka qenë me emra dhe kanë pasur më shumë miq e shoqëri. Medalja fitohet me emra të mëdhenj, sepse sikur unë të isha aty nuk do të kisha fjetur, por do të fitonim. Sepse rol kanë luajtur edhe emrat, ndaj Xhoxhajt iu bë e padrejtë nga gjyqtarët. Boksieri ynë e dha krejt forcën, me meritë e ka fituar meçin, por kështu nuk menduan gjyqtarët, duke i dhuruar fitore ukrainasit. Gabimi më i madh që nuk ka qenë aty trajneri i klubit Prizrenit, klub ku bokson Xhoxhaj, sepse ai e din se si bokson boksieri i tij dhe sigurisht do të dilte fitues”, tha Salihu. “Ndryshe kur e ke trajnerin me vete, se ai i di kualitetet. Duhet me qenë emra të mëdhenj aty, si unë që kam marr pjesë tri herë në Lojërat Olimpike, jam fitues i medaljes së bronztë olimpike”, tha Salihu. “Me ardhjen ministër i sportit, Kujtim Shala, gëzohem shumë, sepse ky ministër do të bëj çmos për të krijuar kushte për sportistët, si: Xhoxhajt etj. për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Pres ministri t’i shkarkojë delegacionin posa të kthehet nga Baku dhe t’iu thotë faleminderit deri më tash, tashmë duhet emra të rinj e të mëdhenj të sportit, si fitues të medaljeve olimpike e botërore etj.”, tha Salihu.