Salihu: Pranimi i Propozimit Evropian i garanton sovranitet Kosovës (VIDEO) NULL NULL 03.03.2023 18:25 03.03.2023 18:25 Ismet Salihu, ish-drejtues i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, vlerëson se Propozimi Evropian është i dobishëm për Kosovën. Sipas tij, me pranimin e këtij plani, Kosovës i garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial. “Në mesin e 11 neneve është se duhet të garantohet funksionimi i ligjit. Sovraniteti territorial ka qenë i garantuar, por jo sa duhet”, është shprehur Salihu në Info Magazine të Klan Kosovës. Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes, në pjesën veriore të vendit do të mbizotëronte rendi dhe ligji. “Me implementimin e marrëveshjes, siç është përcaktuar në këto 11 nene, garantohet sovraniteti dhe funksionimi i ligjit në tërë territorin e Kosovës”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023