Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salah shumë afër transferimit në Arabi Saudite

NULL NULL
04.04.2026 10:28

Mohamed Salah do të jetë në qendër të vëmendjes teksa Liverpooli rikthehet në aksion sot në një përballje të madhe të FA Cup kundër Manchester City, pas konfirmimit për largimin e tij.

Sulmuesi egjiptian ka bërë të ditur se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe të shkëlqyer nëntëvjeçare në ligën angleze, transmeton Klankosova.tv.

Tashmë vëmendja është zhvendosur te destinacioni i tij i ardhshëm, sipas mediave angelze, bëhet fjale për një transferim në Saudi Pro League.

Mediat angleze kanë raportuar se janë zhvilluar bisedime mes dy palëve që nga njoftimi i Salahut, ndërsa largimi nga Premier League është diçka që do të ndodh.

Ndër favoritët kryesorë për nënshkrimin e tij, aktualisht prin Al-Ittihad.

Megjithatë, konkurrenca mbetet e fortë, pasi edhe Al-Hilal, Al-Nassr, NEOM SC dhe Al-Qadsiah janë lidhur me një lëvizje të mundshme.

lajme të ngjashme