Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sahiti për golin e tij të parë për Kosovën: Ndjenë shumë e mirë me shënu për atdheun

NULL NULL
15.10.2024 23:23

Golashënuesi i sontëm i Kosovës, Emir Sahiti, ka folur për golin e tij të parë për kombëtaren.

Ai realizoi ndaj Qipros për 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve.

“Normalisht, ndjenjë shumë e mirë me shënu për atdheun tënd”, ka thënë Sahiti për RTK-në, përcjell Klan Kosova.

“Lojtarët e kanë dhanë maksimumin e vet, e kanë ba një ndeshje shumë të mirë, secili lojtar”.

“Jam shumë i kënaqur me veten dhe paraqitjen tem, dhe ndihem shumë krenar që kam shënuar. Është goli im i parë, dhe shpresoj që të jap sa më shumë gola dhe asiste”.

lajme të ngjashme