Sadriu thotë se presidentja Osmani termin “kriminel lufte” për Putinin e përdori e para NULL NULL 17.03.2022 17:55 17.03.2022 17:55 Prindon Sadriu, i cili është bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë se kjo e fundit, termin “kriminel lufte” për presidentin rus, Vladimir Putin e përdori e para. Sadriu shkroi se pas Osmanit, të njëjtin term për Putinin e përdoren më pas edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden e sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss. “8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’ 15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’ 17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte’”, shkroi Sadriu, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se më 8 mars, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë protestës që u mbajt në Prishtinë kundër luftës në Ukrainë, tha se janë bashkuar për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, në krye me siç e quajti ajo, kriminelin Putin. “Jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin”, ishte shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, dy ditë më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përpara gazetarëve tha se “unë mendoj që ai është një kriminel lufte”, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 19 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 26 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day