Sadri Ferati: Pozita nuk guxon të luhatet nga presioni i opozitës NULL NULL 16.12.2015 18:20 16.12.2015 18:20 Të ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës sonte janë, Ahmet Isufi – nënkryetar i AAK-së si dhe Sadri Ferati – deputet i LDK-së. Me ta është duke u diskutuar për refuzimin nga BE-ja dhe krizën politike. Ferati është shprehur se veprimet pozita ka përgjegjësi të ndryshme nga opozita. “Përgjegjësia e pozitës është pak më ndryshe, e pozita nuk guxon të luhatet nga presioni i opozitës”. Ferati i kundërshtoi rëndë veprimet e opozitës për t’i kundërshtuar marrëveshjet. “Faleminderit opozitës në ndihmën që ia jep këtij vendi, por jo me cenim, mjetet janë të papranueshëm, kompromentim i shtetit deri në fund”. “Duke u respektuar kushtetuta e këtij vendi kush thotë që rrezikohet vendi?”. “Gjithçka që Gjykata Kushtetuese e këtij vendi thotë që ka shkelje, ajo duhet të rinegociohet”. Ai ka thënë se nëse do të tërhiqej nënshkrimi nga marrëveshjet atëherë kjo gjë do të ishte në dëm të Kosovës. “Rrezik është se në rast se tërhiqet në mënyrë të njëanshme, ne i tërheqim ato që neve nuk na pëlqejnë, Serbia ato që atyre su pëlqejnë dhe kthehemi në zero”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 5 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 10 orë më parë