Sadiku: Procesi në Hagë është banal, duhet të protestojmë NULL NULL 05.12.2024 21:48 05.12.2024 21:48 Opinionisti Ermal Sadiku, e ka quajtur banal procesin në Hagë. Në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit, ai tha se në Kosovë duhet të bëhen protesta të organizuara mirë dhe të zhurmshme. “Liria ka emër ka qenë protestë madhështore, por ka qenë vetëm një dhe është ndërprerë e u harrua. Duhet të bëhen protesta më të mëdha dhe të zhurmshme, edhe më të organizuara e që i bëjnë mirë jo vetëm Kosovës, por edhe shtetformimit të Kosovës. Kështu tregojmë që kemi mendim, që ne nuk jemi të kënaqur me një proces banal që është duke ndodhur atje, dhe që besojmë në luftën tonë të pastër çlirimtare”. Më poshtë deklarata e plotë e Sadikut: Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 38 minuta më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 5 orë më parë