Sadiku: Nuk kemi pse t’i frikësohemi inteligjencës artificiale (VIDEO) NULL NULL 27.04.2023 21:30 27.04.2023 21:30 Inxhinieri i teknologjisë informative, Ermal Sadiku, vlerëson se zhvillimi i inteligjencës artificiale e lehtëson punën në shumë fusha, duke qenë se mundëson kryerjen e punëve mekanike dhe të përsëritshme. “Edhe rreth 30 vjet inteligjenca artificiale do të jetë shumë e rëndësishme për kryerjen e punëve mekanike, që përsëriten. Ideja është që neve na duhet inteligjenca artificiale për të na larguar prej punëve mekanike që të kemi mundësi të merremi me punë kreative dhe mendoj se njerëzve u duhet më shumë kohë të merren me punë kreative, derisa punët mekanike i kryen një robot dhe kjo është mendja e hapur që duhet ta kemi ndaj hulumtimeve të inteligjencës artificiale” tha Sadiku. Sadiku, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se zhvillimet e mëtutjeshme në fushën e inteligjencës artificiale mund të shkaktojnë humbjen e shumë vendeve të punës, por në anën tjetër krijojnë vende të reja pune. “Bukuria e shkencës dhe njerëzve që nuk besojnë në diçka statike. Do të arrihen, por jo me frikë, se sot e shoh që në shumë konferenca që isha pyetjet më të shpeshta që shtroheshin ishin se a kemi me i humbë vendet e punës? A do të ketë rrezik me ‘takeover’?”. “Kjo është normale, gjithmonë ka me ndodhë. Kur ka dalë interneti kanë humbë shumë vende të punës, kur ka dalë makina llogaritëse kanë humbë shumë vende të punës, por janë zbuluar shumë më shumë vende të tjera të punës pastaj, që kanë qenë më interesante dhe më kreative për njerëzit” u shpreh Sadiku. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023