Sadiku: Në veriun e Mitrovicës merren objekte me qira për të prodhuar kriptovaluta (VIDEO) NULL NULL 04.01.2022 23:44 04.01.2022 23:44 Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, konfirmoi në Edicionin Special në Klan Kosova se në këtë komunë prodhohen kriptovalutat. Sadiku theksoi se njerëz nga vende të ndryshme marrin edhe objekte me qira për të zhvilluar aktivitetin e prodhimit të monedhave elektronike. Ai shtoi se si pasojë e kësaj, shumë lagje të kësaj komune kanë pasur telashe me rrymën. “Po, ka. Ka edhe objekte që janë marrë me qira. Ka njerëz që jetojnë në X vende dhe kanë marrë me qira, i paguajnë ndonjë fukaraje një shumë të caktuar të parave. Në atë fukarallëk kanë përfituar”. “Po flas për komunën e Mitrovicës së Veriut, ku jam zgjedhur me vullnetin e 1 mijë e 23 qytetarëve. E vetmja lagje e cila s’ka pasur probleme me rrymë ka qenë ‘Kodra e Minatorëve’, pasi janë pak banorë shqiptarë aty dhe nuk kanë mundësi financiare të pajisen me mjete për prodhimin e kriptovalutave. Kurse lagjet e tjera si Lagjja e Boshnjakëve dhe dy Krojet e Vitakut kanë pasur telashe me rrymë. Edhe tash kur po flasim në Lagjen e Boshnjakëve ka familje që kanë rrymë në vetëm një fazë”. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot gjatë ditës ka marrë vendim që të ndalohet aktiviteti i prodhimit të kriptovalutave për shkak të nevojës së kursimit të energjisë elektrike si pasojë e krizës energjetike që po mbizotëron në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025