Sadiku: LDK nuk i ka borxh asnjë gjë Avdullah Hotit (VIDEO) NULL NULL 19.03.2025 21:48 19.03.2025 21:48 Ermal Sadiku Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar lidership të ri në partinë të cilën ai bënë pjesë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Të martën në një postim në Facebook, ai ka thënë se haptas se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor. Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, opinionisti Ermal Sadiku ka thënë se LDK-ja, Hotit i ka dhënë hapësirën e nevojshme dhe kishte pozita të larta që janë në krye të ekzekutivit të vendit. “Hoti ka një karrierë politike sa e di unë diku deri në 18-vjet, ai ka qenë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ministër për tre vjet, zëvendëskryeministër edhe kryeministër, ai i ka përjetuar disa prej pozitave më të rëndësishme të këtij shteti. Krejt kjo është falë partisë që ai është kyçur dhe unë nuk mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka borxh Avdullah Hotit. Ai është një prej fituesve brenda partisë nga këto zgjedhje sepse me një numër jashtë dhjetëshes del me vota shumë më shumë siç e kemi pritur shumica nga ne”, ka pohuar Sadiku. “Si lider i listës e ka marrë një parti me 22% e kthen në 12%, Z. Hoti duhet ta kuptojë se kjo ka qenë përgjigja e këtij postimi që ky shkruan se ka nevojë për një lidership të ri. Për mendimin tim, Hoti sa ka qenë ministër ishte i mjaft i suksesshëm, nuk ka pasë skandale e ka kryer punën e tij shumë mirë”. “Edhe kryeministër për mendimin tim ka qenë mjaft teknokrat, një politikë e djathtë, e shkurtër për të fol shumë për këtë, mendoj se ka qenë një punë mjaft e suksesshme e tij, Nuk mendoj se LDK-ja i ka borxh diçka, Z. Hotit, nuk i ka borxh asnjë send, nuk mendoj se është një postim i qëlluar”, ka thënë Sadiku. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 4 orë më parë