Sadiku: Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që ndodhen në karantinën në Qendrën e Studentëve (VIDEO) NULL NULL 20.03.2020 18:50 20.03.2020 18:50 Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se në karantinën te Qendra e Studentëve në Prishtinë dje janë vendosur 51 persona, ndërkaq që sot do të vendosen edhe 96 të tjera. “Jemi duke punuar që t’i sigurojmë të gjitha pajisjet e nevojshme për ata që ndodhen në karantinë. Kemi arritur të sigurojmë pako higjienike dhe tre racione ushqimore. Po bëjmë veprimet e koordinuara me grupin e vullnetarëve dhe pjesën logjistike”, ka thënë Sadiku para medieve, transmeton Klan Kosova. “Qytetarët anë ardh me aeroplan deri në aeroport dhe nga aeroporti me veturat e FSK-së i kemi sjell këtu. Po veprojmë në kushte emergjente dhe kjo duhet kuptuar”. “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë të vendosur aty, në këtë situatë me të cilën po përballet bota”.