Sadiku: Eksperiencë unike e disa shqiptarëve që kishin ardhur nga Australia për Shqipërinë NULL NULL 13.06.2024 20:44 13.06.2024 20:44 Klan Kosova dhe Artmotion do të sjellin nga afër Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani. Drejtori i futbollit në Armotion, Arlind Sadiku në një lidhje direkte theksoi se kombëtarja shqiptare po merr përkrahje të madhe. “Një eksperiencë unike dhe e jashtëzakonshme e disa shqiptarëve që kishin ardhur nga Australia, i takova para disa minutave”. “Në ndeshjen ndaj Italisë 62 mijë tifozë do të jenë të pranishëm, 50 mijë prej tyre shqiptarë, stadiumi do të jetë kuq e zi”, u shpreh Sadiku. “Sa i përket Kampionatit Evropian gjatë gjithë muajit do të jemi në Gjermani për të raportuar për të gjithë shikuesit e Klan Kosovës dhe Artmotion”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.