Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: “Autochthonous” na kualifikoi për herë të parë në Kampionatin Evropian

NULL NULL
11.10.2025 09:52

“Autochthonous”, 11 vjet më parë trazoi Beogradin në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ishte Ismajl Morina ai që ngriti “flamurin më të bukur kombëtar”, i njohur ndryshe me nofkën “Ballisti”, transmeton Klankosova.tv.

11 vjet më vonë, Shqipëria do të ndeshet sërish me Serbinë, kësaj here në Leskoc, derisa rrezikshmëria e kësaj ndeshje është klasifikuar e lartë nga UEFA.

Gazetari dhe Drejtori i Sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, në emisionin “Weekend”, tha se pikërisht “Autochthonous”, Shqipërisë ia dha kualifikimin e parë në Kampionatin Evropian.

“Ky flamur na ka kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian, se neve patën me na rreh edhe pa këtë flamur, në fushë e tifozët, e fitoren ia dha Serbisë, sepse ne u dorëzuam sipas zyrtarëve të UEFA-s. Por pasi Federata Shqiptare e çoi rastin në KAS, ne fituam 3-0:, tha Sadiku.

“Por pse duhet të ndihen të provokuar serbët, nëse ne shfaqim flamurin Kuq e Zi? Sonte do ta ketë detyrim Serbia që ta vendos”, tha tutje ai.

lajme të ngjashme