Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa shpesh duhet t’i lani flokët?

NULL NULL
07.10.2021 00:51

Nga zgjedhja e produkteve të duhura e deri te ndjekja e zellshme e një rutine të kujdesit të flokëve, njerëzit shpesh mbeten duke pyetur veten se si të kujdesen për flokët e tyre, për t’i mbajtur ato të shëndetshme dhe me shkëlqim. Sidoqoftë, një pyetje që shpesh i shqetëson të gjithë është, sa shpesh duhet të lahen flokët?

Derisa disa njerëz preferojnë larjen e flokëve çdo ditë, disa kalojnë ditë pa bërë këtë.

Flokët e yndyrshëm janë një ndjesi e keqe, por vaji që prodhohet në kokën tuaj është jetik për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, transmeton Klankosova.tv

Sipas dermatologëve se sa shpesh i lan flokët është një zgjedhje shumë personale.

Ju mund t’i lani flokët tuaj çdo ditë, nëse keni zbokth, por është më e rëndësishme të zgjedhësh shampon e duhur nëse i lan flokët çdo ditë.

Ndërkaq ata me lëkurë të thatë të kokës mund t’i lajnë dy ose tri herë në javë.

lajme të ngjashme