Sa shpesh duhet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak NULL NULL 13.06.2017 17:00 13.06.2017 17:00 Kur personat diabetikë sëmuren, niveli sheqerit të tyre në gjak rritet për shkak që lirohet më shumë glukozë në qarkullimin e gjakut të tyre, kjo si përgjigje natyrale e trupit për të luftuar dobësimin e shëndetit. Lirimi i glukozës ndodhë edhe në qoftë se jeni duke u ushqyer më pak, mirëpo nivelet më të larta të sheqerit në gjak ju bëjnë që të ndiheni keq. Konsumimi i lëngjeve dhe ushqimi më i pakët ndihmon. Gjithashtu është e rëndësishme të vazhdoni përdorimin e medikamenteve, vetëm në qoftë se mjeku juaj ju thotë ndryshe. Në qoftë se ju kontrolloni nivelin e sheqerit sipas programit tuaj për kujdesin shëndetësor, kur ndiheni të sëmurë do të duhej të kontrolloni më shpesh. Në qoftë se gjendja juaj përkeqësohet duhet të kontaktoni mjekun.