Sa orë qëndroi Rama në Hagë me Thaçin? NULL NULL 01/06/2022 01/06/2022 Disa ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se 2 orë, Edi Rama ka pohuar se ka kuptuar se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të UÇK-së. Ndërkohë, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama ka dhënë detaje të tjera në lidhje me takimin që ka pasur me ish-presidentin Thaçi. Rama ka treguar se arsyeja që ka vizituar Thaçin në Hagë është se e kishte marrë malli. Blendi Fevziu: Cila ishte arsyeja që vizitove Hashim Thaçin në Hagë? Edi Rama: Tek ai formulari që unë plotësova, pyetja ishte se cila është arsyeja dhe unë shkruajta “më ka marrë malli”. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli. Blendi Fevziu: E shkruajte sinqerisht atë? Edi Rama: Natyrisht që sinqerisht. Gjatë bisedës, Rama ka zbuluar se i ka dërguar dhuratë në Hagë ish-presidentit të Kosovës një arkë me libra të cilat lidhen kryesisht me historinë e shqiptarëve. Blendi Fevziu: Sa kohë qëndruat? Qëndruat disa orë besoj? Edi Rama: Po kemi qëndruar disa orë. Blendi Fevziu: Cila ishte tema e bisedës? Edi Rama: Kemi folur për të gjitha gjërat, kemi folur për shëndetin dhe më ka treguar që për herë të parë qëkur bën analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat optimal. Më ka treguar për stërvitjen që bën, kemi folur për libra të ndryshëm. Blendi Fevziu: I çove dhuratë? Edi Rama: Po, një arkë të madhe me libra, por nuk e mori në atë moment sepse duhet të kalonte në një proces… Çova një mori librash. Kryesisht libra që lidhen me historinë e shqiptarëve, që tek Skëndërbeu, tek librat që kanë dalë për Zogun, për fëmijërinë e Zogut, për fëmijërinë e Zogut. Pastaj libra për Ballkanin dhe kështu me radhë dhe besoj se do t’i pëlqejnë. Besoj se ka lexuar ndonjë tek-tuk por nuk besoj t’i ketë lexuar që të gjithë.
Futboll Tifozët e Barcës bëjnë shaka me Realin, brohorasin "Ku është Mbappe?" (VIDEO) 3 minuta më parë
Lajme Burri 75 vjeç dhe gruaja 70, bekohen me fëmijën e tyre të parë 54 vjet pas martesës 6 minuta më parë
Lajme Në librin e Sociologjisë u tentua që të arsyetohet se gruaja të jetë vetëm amvise, thirret komisioni dhe pritet tërheqja e tekstit 7 minuta më parë