Sa njerëz u vranë në luftimet Armeni-Azerbajxhan? NULL NULL 29.09.2020 23:55 29.09.2020 23:55 Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar në rritje të viktimave civile dhe ushtarake mes përleshjeve të dhunshme mbi enklavën e shkëputur të Nago-Karabakut. Ndërkohë, shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim. Luftimet midis forcave azerbajxhanase dhe armene në Kaukaz u përshkallëzuan të hënën, me viktima të reja të raportuara në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak, njofton Klan Kosova. Forcat azerbajxhanase filluan një “ofensivë masive në frontet jugorë dhe verilindorë të vijës së frontit të Karabagut”, tha të hënën në mbrëmje zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan. Rreth 200 trupa janë plagosur, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë, por shumë prej tyre u plagosën lehtë dhe janë kthyer në aksion. Zyrtarët në rajonin separatist të Nagorni-Karabak thanë se 26 trupa të tjerë të tyre u vranë të hënën në mbrëmje, duke sjellë viktimat ushtarake në 84. Numri i përgjithshëm i të vdekurve tani ka arritur 95, me 11 civilë të vrarë që kur shpërtheu dhuna të dielën; nëntë në Azerbajxhan dhe dy nga pala armene. Dhuna më e rëndë në rajon që nga viti 2016 ka rritur mundësinë e një lufte të re në një zonë që po zien për dekada. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 39 minuta më parë