Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova? NULL NULL 28.11.2024 14:59 28.11.2024 14:59 28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët, të cilët mijëra nga ta vuajtën, u sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri. I gjithë ky përkushtim për atdhedashurinë, u reflektua edhe në pagëzimin e emrave. Shumë prindër edhe në Kosovë duke ëndrruar me shekuj lirinë, ua lanë fëmijëve të tyre emrat si: Flamur, Nëntor, Shqiptar, Pavarësie, Vlora etj Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë 4310 persona që e kanë emrin Flamur. ASK bën me dije se emrin Nëntor e kanë 73 persona. Tutje sipas kësaj agjencie janë 55 persona që e bartin emrin Shqiptar. Gjithashtu nga të dhënat thuhet se edhe 7 vajza/gra e kanë emrin Pavarësi. E derisa emri më i popullarizuar tek femrat që lidhet me mëvetësinë e Shqipërisë, është Vlora. Sipas ASK, janë 5565 vajza/gra që thirren me këtë emër. Aty ndodhi edhe akti i shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi Kombëtar. Edhe një emër që është mjaft i dëgjuar është ai Ismail, i cili lidhet edhe me figurën kryesore të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalin, i cili ishte edhe kryeministri i parë. Në Kosovë janë 3800 qytetarë që e kanë këtë emër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025