Sa e dëmshme është nikotina ? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa e dëmshme është nikotina ?

NULL NULL
19/05/2015
Para 40 vitesh shkenctari britanik Mike Russell doli me një përfundim që, “ Njerëzit thithin duhan për nikotinë, por gjejnë vdekjen nga katrani”.

Kjo ide ju hyri në punë shumë kompanive farmaceutike të cilat i`u përveshën punës së prodhimit të çamçakëzëve me përmbajtje nikotine, fllasterëve, dhe tani së fundmi edhe cigaret elektronike të quajtura ndryshe e-cigare.

Për vite të tëra konsumuesit e duhanit janë mashtruar nga industritë e duhanit që cigaret me përmbajtje më të vogël të  nikotinës shkaktojnë më pak dëm në shëndet.

Mike Daube, profesor dhe ligjërues i politikave shëndetësore në Curtin University të Australisë tregon që “Kanë kaluar më shumë se 60 vite që industria e duhanit iu tërheq vëmendjen konsumatorëve me dizajne unike të produkteve të duhanit, promocione ku si rrjedhojë kjo krijon një mashtrim për konsumuesit e duhanit”.

Nga duhani vdesin çdo vit rreth 600 mijë njerëz, duke mos pasur edhe shifra të sakta nga ata konsumues pasiv ose të dorës së dytë, duke parashikuar kështu që numri shkon dëri në 1 miliardë persona, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton Reuters.

Shumë pak persona e vënë në dyshim që nikotina krijon varshmëri, dhe që shumë shpejt ka ndikim sa që përhapja e saj në organizëm është edhe më e shpejtë së drogat intravenoze duke dërguar sinjale direkte në tru.

Mbidozimi me nikotinë mund të jetë vdekjeprurës në raste të jashtëzakonshme.

Edhe studimet shkencore kanë vërtetuar që konsumi i duhanit mund të ndikojë në zhvillueshmërinë e trurit të adoleshentëve, në veçanti pjesët përgjegjëse për intelegjencëm, kapje të gjuhëve dhe memorje.

Por konsumimi i cigareve me niktotinë të pastër si ato të me gjethe të bimëve mund të mbrojë nga disa ç`rregullime si Alzhajmeri, Parkinsoni e deri te ADHD-ja.

Këto teza janë vërtetuar edhe në Suedi, ku hulumtimet tregojnë që këto cigare të konsumuara kanë bërë që ky vend të ketë numrin më të vogël në Europë të të sëmurëve nga kanceri i mushkërive, sëmundjeve të zemrës si arterioskleroza, dhe sëmundje të tjera të lidhura drejtpërdrejt me thithjen e duhanit, transmeton Klan Kosova..

Në fund lind pyetja a duhet që ne të preokupohemi për varshmërinë që sjell nikotina apo për dëmet që shkakton ajo, thotë Munafo. / klankosova.tv