Rutte uron Trumpin: Pres me padurim të punoj sërish me të NULL NULL 06.11.2024 18:08 06.11.2024 18:08 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ndihmon në “përparimin e interesave të SHBA-së”. Kjo ndërsa ka uruar Donald Trump për fitoren e tij, transmeton klankosova.tv. Ai tha në një deklaratë: “Pres me padurim të punoj sërish me të për të avancuar paqen përmes forcës përmes NATO-s. Përmes NATO-s, SHBA ka 31 miq dhe aleatë që ndihmojnë në avancimin e interesave të SHBA-së, shumimin e fuqisë amerikane dhe mbrojtjen e sigurisë së amerikanëve. Se bashku, aleatët e NATO-s përfaqësojnë gjysmën e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysmën e fuqisë ushtarake të botës. Ne përballemi me një numër gjithnjë e në rritje sfidash globale, nga një Rusi më agresive, te terrorizmi, konkurenca strategjike me Kinën, si dhe gjithnjë e më shumë përafrimi i Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit. Puna e përbashkët përmes NATO-s ndihmon për të parandaluar agresionin, mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët dhe mbështetur ekonomitë tona. Presidenti i zgjedhur Trump tregoi një udhëheqje të fortë të SHBA-së gjatë mandatit të tij të parë në detyrë – një mandat që ndryshoi rrjedhën e shpenzimeve të mbrojtjes në Europë, përmirësoi shpërndarjen e barrës transatlantike dhe forcoi kapacitetet e Aleancës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Djali i Shkurte Fejzës kandidat për deputet, tregon se çka i tha nëna kur ai mori këtë vendim (VIDEO) 15 minuta më parë