Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve NULL NULL 24.06.2025 21:17 24.06.2025 21:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Aleancës Veriatlantike që po mbahet në Hagë të Holandës. Me këtë rast, shefi politik i organizatës më të madhe ushtarake në botë dha detaje lidhur me takimin me shefin e qeverisë shqiptare, transmeton Klankosova.tv. Rute ka thënë se me Ramën ka folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për Ukrainën, e rritjen e shpenzimeve të NATO-s. “Mirë që u takova përsëri me mikun tim të dashur Edi Rama.Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve tona të mbrojtjes për ta mbajtur #NATO-n të fortë”, ka thënë Rutte. Samiti po mbahet në një kohë shumë sfiduese për sigurinë ndërkombëtare. Good to meet again with my dear friend 🇦🇱 @ediramaal at the #NATOsummit. We discussed the situation in the Western Balkans, our continued support for #Ukraine and the importance of boosting our defence spending to keep #NATO strong. pic.twitter.com/LJQVdkqbcA — Mark Rutte (@SecGenNATO) June 24, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.