Rutte bisedon me mbretin e Jordanisë për situatën në Siri NULL NULL 10.12.2024 16:54 10.12.2024 16:54 Mark Rutte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Në një postim në platformën X, Rutte ka theksuar se ata kanë biseduar për zhvillimet në Siri. “Ne diskutuam shpresën për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe paqësor, por edhe kërcënimin e vazhdueshëm të ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste”, ka thënë Rutte. /Klankosova.tv