Rusia thotë se nuk ka marrë pjesë në negociatat e marrëveshjes së grurit NULL NULL 12.03.2023 13:51 12.03.2023 13:51 Rusia ka thënë se nuk ka marrë ende pjesë në negociatat për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi. “Nuk ka pasur negociata për këtë temë, veçanërisht me pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Marrëveshja aktuale e ndërmjetësuar nga OKB-ja mundëson dërgimin e miliona tonëve drithë nga Ukraina përmes porteve të bllokuara dhe synon të ndihmojë në shmangien e urisë në vendet më të varfra. Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë dhe një pjesë e madhe e tij dërgohet në vendet në Afrikë. Raundi tjetër i bisedimeve për zgjatjen e marrëveshjes do të mbahet në Gjenevë më 13 mars midis delegacionit të Rusisë dhe zyrtares së lartë tregtare të Kombeve të Bashkuara Rebeca Grynspan, tha Zakharova. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme 25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën 19 minuta më parë
Kosova “UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin UÇK-LDK në Mitrovicë gjatë '98-ës 34 minuta më parë