Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia thotë se i kërkoi Hamasit të lirojë pengjet

NULL NULL
19.01.2024 18:18
sulmi me raketa hamas izrael
sulmi me raketa hamas izrael

Ministria e Jashtme ruse tha se kishte pritur një delegacion nga Hamasi dhe i kishte kërkuar të lirojë pengjet që grupi mban në Gaza.

Ministria tha në një deklaratë se Mikhail Bogdanov, një zëvendësministër i Jashtëm, kishte pritur anëtarin e Byrosë Politike të Hamasit, Abu Marzouk, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë bisedës, fokusi ishte në konfrontimin e vazhdueshëm në zonën e konfliktit palestinezo-izraelit, në sfondin e të cilit kriza humanitare në Rripin e Gazës ka marrë përmasa katastrofike”.

“Pala ruse theksoi nevojën për lirimin e shpejtë të civilëve të kapur gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe të mbajtur nga fraksionet palestineze, duke përfshirë tre shtetas rusë”, thuhet në deklaratë.

 

lajme të ngjashme