Rusia po përgatitet për një valë të re me koronavirus NULL NULL 18.06.2020 15:36 18.06.2020 15:36 Rusia është duke u përgatitur për t’u përballur me një valë të re me Covid-19 gjatë vjeshtës. Pas një rënie graduale të rasteve të reja me koronavirus, autoritetet ruse kanë filluar që t’i lehtësojnë kufizimet e lëvizjes, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Mbikëqyrësja e shtetit për shëndetin e konsumatorit, Anna Popova, ka thënë se po shpreson që numri i rasteve të reja do të vazhdojë të zvogëlohet gjatë verës, por se Rusia duhet të jetë e gatshme në rast se situata përkeqësohet. “Rreziqet që fuqia e epidemisë të kthehet gjatë vjeshtës janë të larta dhe ne jemi duke u përgatitur për këtë”, ka theksuar ajo. klankosova.tv