Rusia përgatitet për vaksnim masiv në tetor, por shihet me dyshim nga SHBA dhe Europa NULL NULL 01.08.2020 14:23 01.08.2020 14:23 Ministri i Shëndetësisë i Rusisë po përgatit një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit për tetor, njoftuan agjencitë lokale të lajmeve të shtunën, pasi një vaksinë përfundoi provat klinike. Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha se Instituti Gamaleya, një strukturë kërkimore shtetërore në Moskë, kishte përfunduar provat klinike të vaksinës dhe dokumentet janë duke u përgatitur për ta regjistruar atë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, njofton Klan Kosova. Ai tha se mjekët dhe mësuesit do të ishin të parët që do të vaksinoheshin. “Ne planifikojmë vaksinime më të gjera për tetor”, tha Murashko. Një burim i tha Reuters këtë javë se vaksina e parë e mundshme e Rusisë COVDI-19 do të sigurojë aprovimin rregullator lokal në gusht dhe do të administrohej për punonjësit e shëndetësisë së shpejti pas kësaj. Instituti Gamaleya ka bërë një vaksinë të bazuar në adenovirus. Megjithatë, shpejtësia me të cilën Rusia po lëviz për ta vënë në përdorim atë ka bërë që disa media perëndimore të pyesin nëse Moska po vendos prestigjin kombëtar para shkencës dhe sigurisë. Të premten, eksperti i SHBA-së për sëmundje infektive, Anthony Fauci, ka shprehur dyshimin për procesin e testimit të vaksinës që po prodhohet në Rusi dhe një në Kinë. Të shtunën, Rusia raportoi 95 vdekje shtesë nga koronavirusi, duke çuar totalin në 14,058. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025