Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia për situatën në veri: Kosova do që ta shtrijë kontrollin mbarë territorit të saj

NULL NULL
28.09.2021 13:52

Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, ka rrjedhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Është zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ajo e cila ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, duke pasuar me pohimin se “Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin e saj”, raporton Tanjug.

“Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq”.

Në qëndrimin e saj Zakharova ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është  vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.