Rusia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së NULL NULL 01.04.2023 09:26 01.04.2023 09:26 Rusia merr sot presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – teksa do të kryesoj një grup vendesh të ngarkuara me ruajtjen e paqes ndërkombëtare, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe luftimin e akteve ndërkombëtare të agresionit. Kremlini tha se planifikon të ushtrojë të gjitha të drejtat e tij në këshill, me Rusinë të vendosur të kryesojë mbledhjet e tij për muajin e ardhshëm dhe të përfaqësojë organin në pjesë të tjera të OKB-së, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Herën e fundit që Rusia ishte në krye të këshillit ishte në shkurt 2022, kur pushtoi Ukrainën. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë të sillet në mënyrë profesionale”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Pres që Rusia të vazhdojë të përdorë vendin e saj në këshill për të përhapur dezinformata” dhe për të justifikuar veprimet e saj në Ukrainë. Fatkeqësisht, Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe nuk ekziston asnjë rrugë e mundshme ligjore ndërkombëtare për të ndryshuar këtë realitet”, tha ajo. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, Amerika, Kina, Franca, Rusia dhe Britania e Madhe janë të përhershme, ndërsa 10 anëtarë të tjerë zgjidhen për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme. Kryesia e saj ndërrohet nga anëtarët e saj çdo muaj sipas rendit alfabetik. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestimi i kryeshefit dhe bastisjet në KEK, Jansha: Rezultat i gjetjeve nga rasti i Berishajt 2 months
Lajme Prokurori i Përgjithshëm ukrainas thotë se gati 80 mijë raste të krimeve janë regjistruar gjatë luftës 2 months