Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia kërkon të ndërtojë platformën e saj softuerike për smartfonë

NULL NULL
19.05.2015 19:51
Rusia është një superfuqi që jo pak herë i ka dalë kundër botës. Këtë po kërkon të bëjë dhe më dy platformat kryesore të smartfonëve në botë; Apple dhe Android.

Duke qënë se Rusia do të jetë sa më e pavaruar nga perëndimi, ajo po mendon të ndërtojë platformën e saj softuerike të smartfonëve. Ministri i telekomunkacioni i Rusisë, Nikolai Nikiforo bëri publike planet për të për të zëvëndësuar platformat e sistemit operativ të Android dhe Apple me një softuer të ri të bazuar në Sailfish, një sistem operativ me kod të hapur i krijuar nga prodhuesi i smartfonë finlandez Jolla.

Stafi i kompanisë Jolla zhvilloi një takim me komunitetin e teknologjisë ruse më herët gjatë këtij muaji për të folur për ndërtimin e softuerit të ri. Nikiforo deklaroi se qeveria kërkon të reduktojë varësinë nga pjesa perëndimore e botës me 50% të tregut në vitet në vazhdim. Në fakt nuk është vetëm cështja tek softueri i pajisjeve mobile, por Rusia po kërkon pavarësi nga përdorimi i teknologjisë perëndimore dhe në industri.

Më tepër se kaq Rusia pretendon që shtetasit e saj të përdorin një lloj softueri që i jep qeverisë mundësi për ti monitoruar ata. Një vit më parë Apple dhe prodhuesi i softuerëve gjerman SAP refuzuan ti jepnin burimin e kodit qeverisë ruse. Ndaj me kaq pak mundësi të mbëtura, Rusia vlerësoi se më e mira është të ndërtojë platformën e saj softuerike për smartfona. Sailfish aktualisht zë vetëm 0.5% të tregut rus por duke qënë se është softueri i vetëm më kod të hapur kjo i jep një avantazh në treg. Rusia aktualisht ka filluar të paguajë zhvilluesit lokal për të përshtatur aplikacionet e tyre me Sailfish.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.