Rusia dyshohet se ka penguar navigimin në aeroplanin e Von der Leyen mbi Bullgari NULL NULL 01.09.2025 13:46 01.09.2025 13:46 Aeroplani brenda të cilit ishte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është goditur nga bllokimi i GPS-it mbi Bullgari në një operacion të dyshuar rus. Sipas AP, avioni është ulur në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Plovdivit dhe Von der Leyen do të vazhdojë turneun e saj të planifikuar në vendet e Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kështu ka thënë zëdhënësja, Arianna Podesta. “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur bllokim të GPS-it”, tha Podesta. “Kemi marrë informacione nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ishte për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia”. Von der Leyen, një kritike e ashpër e presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftës së Moskës në Ukrainë, është në një turne katër-ditore në vendet e BE-së që kufizohen me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë. “Ky incident në fakt nënvizon urgjencën e misionit që presidenti po kryen në shtetet anëtare në vijën e parë”, tha tutje zëdhënësja. Ajo tha se Von der Leyen i ka parë “nga afër sfidat e përditshme të kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj”. “Dhe, sigurisht, BE-ja do të vazhdojë të investojë në shpenzimet e mbrojtjes dhe në gatishmërinë e Evropës edhe më shumë pas këtij incidenti”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.