Rusia duhet të rrisë përdorimin e monedhave joperëndimore, thotë Putini NULL NULL 07.06.2024 16:41 07.06.2024 16:41 Arkiv: Vladimir Putin. Foto: Reuters Presidenti rus Vladimir Putin, pranoi se shteti i tij duhet të rrisë përdorimin e monedhave joperëndimore. Ai kështu u shpreh teksa iu drejtua Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në Shën Petersburg. Njeriu i cili mbi supe ka udhëheqjen e Rusisë, tha gjithashtu se vendi i tij duhet të zvogëlojë importet ndërsa bëri thirrje për një zgjerim të madh të tregjeve financiare vendase. Putini u tha delegatëve se tregtia me Azinë po rritet, dhe se pothuajse dy të pestat e tregtisë së jashtme ruse tani janë në rubla, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Pjesa e kryer në dollarë amerikanë, euro dhe monedha të tjera perëndimore ka rënë, tha ai.