Rusia dhe Kina bllokojnë sanksionet në lidhje me Sirinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia dhe Kina bllokojnë sanksionet në lidhje me Sirinë

NULL NULL
28/02/2017

Rusia dhe Kina kanë përdorur veton e tyre në lidhje me sanksionet nga Kombet e Bashkuara për luftën në Siri, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kombet e Bashkuara kanë tentuar që të vendosin masa ndëshkuese për shkak të, siç është thënë, përdorimit të armëve kimike gjatë konfliktit në Siri.

Kjo shënon herën e shtatë që Rusia ka përdorë veton për një rezolutë të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, për të mbrojtur qeverinë e Sirisë.

Kina gjithashtu ka përdorë veton për gjashtë rezoluta mbi Sirinë që kur ka filluar konflikti në vitin 2011.

Siria është pajtuar që të shkatërroj armët kimike përmes një marrëveshje në vitin 2013 të negociuar nga Rusia dhe SHBA-të.