Rusia dhe Katari mund të humbin Kupën e Botës NULL NULL 07.06.2015 18:53 07.06.2015 18:53 Rusia dhe Katari mund ta humbin mundësinë që të organizojnë Kupën e Botës në futboll në vitin 2018 dhe 2022. Nëse vërtetohet se ka pasur korrupsion gjatë votimit atëherë vendimi do të tërhiqet mbrapa. Kurse tash për tash të dy palët janë duke u hetuar nga autoritetet zvicerane dhe FBI. Kryetari i Komitetit për Pajtueshmëri dhe Auditim, Domenico Scala ka thënë që nëse vërtetohen akuzat atëherë të dy këto shtete nuk do ta kenë rastin që të jenë mikpritëse të botërorit. Dyshimet për manipulime lidhen me rastin e 14 të arresutarve gjatë kohës sapo mbahej kongresi i zgjedhjes së presidentit të FIFA-së.