Rusia dërgon mjekë dhe ekspertë të dezinfektimit në Serbi NULL NULL 02.04.2020 16:51 02.04.2020 16:51 Serbia përveç ndihmave që po pranon nga BE-ja, sot u njoftua se do të merr të tilla edhe nga Rusia për ta luftuar koronavirusin. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka premtuar ndihmë dhe mbështetje për shtetin serb dhe qytetarët e Serbisë, njofton Klan Kosova. Rusia do të dërgojë mjekët dhe ekspertët e saj për dezinfektimin e objekteve. “Presidenti Vuçiq falënderoi presidentin Putin që po mendon për Serbinë dhe popullin miqësor serb, pavarësisht angazhimeve të shumta dhe krizës që ka pllakosur Rusinë dhe botën”, thuhet në deklaratën e Presidencës serbe. Rusia dërgoi ndihma edhe në Itali, gjest për të cilin mori lavdërime ndërkombëtare, por gazeta “La Stampa” në Itali tha se shumica e atyre ndihmave ishin të panevojshme dhe shumë të përdorshme në luftën kundër koronavirusit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.