Rusëve u zbehet pak besimi në ushtri NULL NULL 21.11.2023 18:35 21.11.2023 18:35 Moska kishte premtuar një fitore të shpejtë kur nisi luftën në Ukrainë. Ani pse kaluan pothuajse dy vjet, fundi i luftës nuk po shihet. E kjo ka ndikuar që rusëve t’i ulet pak besimi në ushtri, edhe pse ende mbetet i lartë, sipas një sondazhi të Gallup, i cili u publikua të martën. Pengesat në fushën e betejës kanë “ngjallur pakënaqësi”, sipas Gallup. Pas gati dy vjet luftimesh në Ukrainë, ka pasur rritje të viktimave nga pala e ushtrisë ruse dhe ajo ukrainase që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022-tës. Moska njoftoi një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë burrash në shtator 2022, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin. Më vonë ajo parashtroi plane për të rritur madhësinë e ushtrisë me më shumë se 30% në 2023, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv. Tre në katër rusë (75%) të intervistuar nga Gallup këtë verë thanë se kishin besim në ushtri, nga 80% e matur në fillim të pushtimit. Por, te asnjë grup i vetëm demografik nuk pati rritje të besimit këtë vjeshtë, me burra dhe gra, të rinj e të moshuar, të pasur dhe të varfër, të gjithë që shprehnin më pak besim në forcat e armatosura të Rusisë. “Nëse besimi i njerëzve te ushtria vazhdon të bjerë në vitin 2024, kjo mund të përbëjë një sfidë edhe më të madhe për udhëheqjen ruse në ruajtjen e mbështetjes publike për konfliktin që ende nuk e ka fituar”, shkroi Gallup në faqen e saj të internetit. Ruajtja e moralit publik është gjithashtu një çështje në Ukrainë, ndërsa lufta po vazhdon. Sondazhi i Gallup-it zbuloi se besimi në ushtri ishte ende “i fortë”, me tre në çdo katër të rritur të sigurt në ushtarët e tyre. Sondazhi i tyre zbuloi, në të njëjtën kohë, se besimi i rusëve në institucionet e tjera ishte rritur, pavarësisht rrënimit të besimit në ushtri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IKD-ja "akuzoi" ZKA-në për tejkalim kompetencash - nisin polemikat në distancë mes tyre 8 minuta më parë