Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rummenige konfirmon largimin e Alcantara-s

NULL NULL
31.07.2020 16:05

Kreu i Bayern Munchen-it, Karl Heinz Rummenigge, e ka konfirmuar që Thiago nuk do të nënshkruajë një kontratë të re dhe pritet që të largohet nga klubi.

29 vjeçi është lidhur së fundi me një kalim te kampionët e Premier Ligës, Liverpool, dhe Bayern e ka pranuar se largimi i tij është opsioni i vetëm i mbetur.

“Aktualisht, bisedimet me Hasan [Salihamidzitc] kanë qenë gjithmonë shumë produktive. Dhe pastaj në një pikë u duk sikur [një marrëveshje do të arrihej]. Por më pas Thiago informoi Hasanin që ai do të dëshironte që prapë të bënte diçka të re, andaj ashtu është”, ka thënë Rummenigge për Sky Sports në Gjermani.

“Ne do të duhet që ta pranojmë këtë. Ne kemi një kontratë që është ende valide për një vit, dhe nëse ai pajtohet me ndonjë klub, ai klub duhet ta paguajë transferin e një shume të caktuar”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.