Rumani: Në kamionin e shtetasit serb kapen cigare të kontrabanduara në vlerë afro 45 mijë euro NULL NULL 14.02.2023 21:52 14.02.2023 21:52 Në Rumani janë kapur hiç më pak se 14 mijë e 690 pako me cigare gjatë një aksioni të inspektorëve të Doganës dhe policisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike. Sasia e cigareve është kapur në një kamion i cili kishte hyrë në Rumani nga Serbia, e cila kap shumën e 220 mijë e 350 lei rumune apo afro 45 mijë euro. “Në një aksion të Doganës janë zbuluar cigare. Kamioni drejtohej nga një shtetas serb. Aksioni kishte për qëllim luftimin e trafikut të paligjshëm të mallrave”. Sipas raportimeve cigaret ishin fshehur në mes të kanaçeve të birrës. Thuhet se disa nga ato kishin të vendosura banderola të lëshuar nga autoritetet kosovare e disa pa banderola. Me këtë rast Dogana i ka konfiskuar 293 mijë e 800 cigare. Rasti do t’ju kalojë organeve kompetente, thotë Dogana e Rumanisë përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sulmi me bombë në një makinë në Pakistan vret të paktën 13 ushtarë, akuzohet India 34 minuta më parë