Rukiqi: Rasti në KEK, paralajmërim i shpërthimit të korrupsionit të Qeverisë Kurti NULL NULL 19.04.2023 18:51 19.04.2023 18:51 Berat rukiqi Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka folur për aksionin policor sot që ka qenë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në KEK është paralajmërim i korrupsionit të Qeverisë Kurti. “3.4 milionë tender i negociuar dhe i nënshkruar, brenda 4 dite, me një biznes individual. Vonesa të qëllimshme në remontin e Termocentralit “Kosova A”, për të trashur xhepat e Martin Berishajt, nga rritja e paparashikuar e importit të energjisë elektrike”. “Rasti korruptiv në KEK është vetëm një nga rastet e zbuluara, që paralajmëron shpërthimin dhe shpërfaqjen masive të korrupsionit të kësaj qeverisje. Martin Berishaj vazhdon të mbetet ambasador i Kosoves në një vend të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rukiqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.