Rukiqi: Deri sot nuk ka rritje reale të pagave (VIDEO) NULL NULL 18.12.2024 21:50 18.12.2024 21:50 Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi Berat Rukiqi, kandidat për deputet nga LDK-ja, tha se lista e partisë nën të cilën ai po garon, e dëshmon se “ne jemi adekuatët”. Sipas tij, këtë nuk po e thotë ai, por e dëshmon lista me 110 kandidatë. “Nëse i shikon profilet e listës zgjedhore të LDK-së, e sheh programin shumë të zbatueshëm. Jo një kundër krejtve, jo ‘unë, baba’ dhe ju tjerët nuk dini. Ky është nënvlerësim ndaj njerëzve që i ka afër, edhe ndaj votuesve, edhe ndaj çdo kundërshtari”, deklaroi Rukiqi në Rubikon të Klan Kosovës. “Ne themi se jemi një ekip profesional që e kemi të qartë se çfarë duam të bëjmë”. Ai tha se gara është e hapur, teksa përmendi se janë aktivizuar 10 portale “fake” që postojnë propagandë kundër LDK-së. “Dje e kishin demonizuar kërkesën për privatizim të PTK-së. Nxjerrin ‘fake news’ për programin tonë të mbrojtjes. Thonë se ‘do ta privatizojë fabrikën e municionit’. Një fabrikë inekzistente në fakt, sepse një memoruandm mirëkuptimi në fushatë zgjedhore, nuk e bjen fabrikën e municionit”, tha ai. Tutje, ai foli edhe për ekonominë. Rukiqi tha se qeveria aktuale nuk i ka përdorur instrumentet që kanë mundur t’i përdorin “pa e shkelur Kushtetutën”. “As kanë ulur TVSh, as nuk kanë bërë rritje të pagave, as nuk kanë bërë rritje të pensioneve në atë kohë. Është akumuluar rritja e çmimeve në 22%. Deri sot nuk ka rritje të pagave. Kur them rritje të pagave, flas për rritje reale, që e adreson rritjen e çmimeve. Ti mund të rritësh pagën, por mund të krijosh hendek edhe më të madh”, shtoi Rukiqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025