Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rugova e Hasit bëhet me Shtëpi të Kulturës

NULL NULL
23.02.2016 15:07

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, ku përmes të cilit investon 200 mijë euro për projektin ‘’Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rugovë të Hasit’’.

Ndërkaq Komuna e Gjakovës merr përsipër të investojë 10 mijë euro në këtë projekt, transmeton Klan Kosova.

Ministri Kujtim Shala dhe Kryetarja e Gjakovës e vlerësuan lart këtë projekt të përbashkët mes ministrisë dhe komunës me të cilën Rugova e Hasit do të bëhet me Shtëpi të Kulturës për të krijuar  dhe lehtësuar kushte  për zhvillimin  e përgjithshëm të aktiviteteve kulturore në këtë rajon transmeton Klan Kosova

lajme të ngjashme