RUBIKON sonte: Vdekje në dorë të shtetit, kush mban përgjegjësi? NULL NULL 08.07.2025 18:37 08.07.2025 18:37 Vdekja e 27 vjeçarit Agon Fejzullahu, pas ndërhyrjes së një patrulle policore në Lipjan, dhe rastet e tjera të përdorimit të forcës ndaj qytetarëve të vendit, janë në qendër të debatit në emisionin e sotëm. – Si u zhvillua ndërhyrja që përfundoi me vdekjen e një të riu? – A po përdorë Policia e Kosovës forcë të justifikuar në raste të ndjeshme? – A janë rastet e dhunës policore incidente të izoluara, apo fenomen në rritje? – Cila është përgjegjësia e nivelit qendror? – Çfarë thotë ligji për përdorimin e forcës nga ana e policisë? Këto dhe të tjera, i diskutojmë sonte me Fitim Shishanin, Nazim Mehmetin, Vehbi Kajtazin, Aida Dërgutin dhe Arsim Jasharin, ndërkaq Driton Krasniqi flet virtualisht mbi dhunën që Policia e Kosovës kishte ushtruar ndaj tij. Na ndiqni në Klan Kosova nga 20:45. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë